Sami Haxha nga Stanoci i Vushtrrisë së fundmi ka adoptuar 10 qen endacakë të kryqytetit.
Ai për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova është shprehur se është duke i pritur edhe 10 qen të tjerë.
Haxha është shprehur se ka hapsirë për rreth 60 qen dhe tha se kushtet i kanë shumë të mira si për dimër, ashtu edhe për verë, shkruan Klankosova.tv.
“Unë kam filluar qysh para pesë muajsh me grumbullimin e qenëve, pasiqë e mora vesh që Komuna e Prishtinës po ofron një shumë të caktuar për qentë dhe dashuria e madhe ndaj tyre, kam filluar i kam adoptuar 10 qen si fillim, por tash jemi duke i pritur edhe 10 qen”, është shprehur ai.
https://www.youtube.com/watch?v=ewzgXmxd8P0
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.