Lajmet e fundit

Një njeri është duke rrezikuar jetën e tij, duke injektuar vaj në krahët e tij në një përpjeke për të bërë muskujt të duken edhe më të mëdhenj, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
I ashtuquajturi Valdir Segato është 48 vjeçar nga Sao Paulo, Brazil dhe është i frymëzuar nga fiziku i aktorit Arnold Schwarzenegger dhe Hulk, dhe tani është krenar që ai duket si një lloj përbindëshi në rrugë.
Valdri, një punëtor ndërtimi, ka thënë: “Kjo është një ëndërr e bërë realitet, atë që unë e kam kërkuar gjithmonë”.
“Ju shikoni trupin tuaj dhe kur shihni se ai dita ditës është në rritje ju do ta duani atë më shumë”.
“Njerëzit më quajnë Hulk dhe Schwarzenegger gjatë gjithë kohës, dhe më pëlqen kjo”.
Pavarësisht përmasave të tij sot, Valdir nuk ka qenë gjithmonë kaq muskuloz.
Në rininë e tij, ai ishte i varur nga droga dhe ka humbur aq shumë peshë sa që njerëzit e kanë quajtur atë “qen i dobët” dhe “pa kafkë”.
Valdrit tha: “Kam filluar të dukem i dobët dhe njerëzit në fillim më kanë vënë pseudonime si “qen i dobët” dhe “pa kafkë’, kështu që unë vendosa ta ndryshoj jetën time”.