Lajmet e fundit

Deddeh Howard, është 27 vjeçare, e cila është studente e mjekësisë, e njëkohësisht modele.
Howard, aktualisht është blogere e cila jeton në Los Angeles, por e lindur dhe rritur në Liberi të Afrikës Perëndimore, përcjellë Klan Kosova.
Modelja 27 vjeçare gjithnjë ka qenë e pasionuar pas kulturës, udhëtimit dhe modës, dhe ajo thjesht nuk mund ta injorojë mungesën e dukshme të diversitetit në industrinë e modës.
E saktësisht ajo është një nga arsyet pse Deddeh, në bashkëpunim me partneren e saj Raffael Dickreuter, vendosi të rikujtoi disa nga fushatat më të famshme të modës duke e quajtur atë ‘’Black Mirror’’, përcjellë Klan Kosova.
Imazhet mahnitëse janë publikuar më poshtë, sigurisht që Deddeh Hoëard, modelja me ngjyrë, është ajo e cila ka dhënë leje për të ndarë ato me të gjithë simpatizantët e modelimit.