Lajmet e fundit

Bebart Selmani nga Ferizaj po impresionon me aftësitë e tij prej futbollisti që në moshë të njomë, njofton Klan Kosova.
Në faqen e tij në Facebook mund ta shihni përmbledhjen e disa prej shkathtësive që shtatëvjeçari i ka shfaqur në një nga stërvitjet e tij të fundit.
Bazuar në atë që ka veshur në klip, Bebarti po ashtu e idolizon Messin, stilit të të cilit i ngjan edhe loja e tij në fushën e gjelbër.
Babai i tij, Tefik Selmani, foli për klankosova.tv për ëndrrën që e ka vogëlushi i tij.
“Ëndrra e Bebartit është një ditë t’i ngjasojë idolit të itj, Lionel Messit”, tha Selmani.
“Në vitin 2016, si gjashtëvjeçar, merr pjesë në turneun Dana Cup në Danimarkë, ndërsa në vitin 2017, me performancën e tij të shkëlqyer në Wroclaw Trophy të Polonisë, fiton kupën dhe Bebarti shpërblehet me medaljen e argjendtë të turneut”, shtoi Selmani.
https://www.facebook.com/1508476925915308/videos/1513397115423289/