Lajmet e fundit

Ky njeri është 93 vjeçar dhe quhet Shen Hua.
Pavarësisht moshës së tij, ai në asnjë rast nuk mungon në palestër, madje duke bërë orë të gjata të stërvitjeve.
Para se të shkonte në palestër, ai punonte si shitës, por tani pretendon se ushtrimet i ndihmojnë për të ndaluar procesin e plakjes, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Shen është nga një qytet jugor i quajtur Guangzhou dhe ka filluar palestrën që nga mosha 70 vjeçare.
E nga e gjithë kjo, ai është një frymëzim për të gjithë ne, një dëshmi që mosha nuk është asgjë përveç se një numër.