Lajmet e fundit

Naoto Matsumura është një fermer japonez jo i zakonshëm. Ai është i vetmi që jeton në qytetin fantazmë të Tomioka që është shumë afër zonës nukleare të Fukushima.
Pas katastrofës në Fukushima në vitin 2011, më shumë se 150.000 persona kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë shpërngulur në zona më të sigurta.
Pas vendimit të Qeverisë për tu larguar nga kjo zonë, Naoto ka marrë prindërit e tij dhe është larguar duke e lënë kështu fermën.
Por shumë shpejt, ai e gjeti veten duke ndjerë mungesë shumë të madhe për shtëpinë e tij dhe veçanërisht kafshët e tij që kishte lënë prapa.

Shumë shpejt, ai mori vendimin që të kthehej dhe këtu nis historia e tij prej një heroi.
Ai vendosi që të kthehej dhe të përkujdeset për kafshët e mbetura në këtë zonë.
Ai shumë shpejt e mori emrin si “mbrojtësi i kafshëvë të Fukushima” kur edhe nisi që të patrullojë në këtë zonë dhe të përkujdeset për secilën kafshë që ai e gjente duke u ofruar atyre ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për të mbijetuar.

Autoritetet në Fukushima nisën një kampanjë për të mbytur të gjitha kafshët e mbijetuara por ai vendosi që të kundërshtojë këtë vendim duke shpëtuar kafshët e tij me katër këmbë.
Ai ndërtoi një stallë kur ka 31 lopë ndërsa përkujdeset edhe për shumë mace të tjera, qenë, derra dhe kafshë të tjera.
Matsmura është i vetëdijshëm për dëmet që ka për shëndetin e tij qëndrimi në këtë zonë por ai duket se nuk brengoset për këtë.
“Mjekët më kanë thënë që nuk do të sëmurem për 30 ose 40 vite, dikur atëherë unë do të jem i vdekur kështu që nuk brengosem” ka thënë ai.



