Lajmet e fundit

Tashmë jemi mësuar me truket e ndryshme të magjistarëve, të cilat vërtetë na magjepsin. Por të gjithë e dimë se ato janë vetëm një mjeshtri e mashtrimit. Dhe këtë e kishte dëshmuar edhe një magjistar i maskuar, i cili nga inati, kishte vendosur të demaskoj kolegët e tij në atë se si i realizojnë truket e tyre dhe këtë e kishte bërë për disa nga magjistarët më të famshëm në botë, si David Copperfield, Criss Angel, Blaine, etj, shkruan Zeri.info.
Mirëpo, ky magjistar kurrë nuk ka arritur të demaskoj magjistarin britanik Dynamo, për ecjen e tij mbi ujin e lumit Tamiz në Londër.
Dhe Dynamo ishte bërë i famshëm kur ia kishte qëlluar se kush do ta fitonte kampionatin botëror në futboll Brazil 2014 dhe atë një javë para se të fillonin garat. Ndërsa tani me ecjen e tij mbi ujë, ka magjepsur të gjithë. Shikojeni videon dhe mundohuni të sqaroni veprimin e tij./ZERI