Një baba i cili kishte amputuar gjysmën e penisit të tij për të shpëtuar jetën, i paralajmëron burrat e tjerë që të jenë të vetëdijshëm ndaj këtij lloj kanceri të rrallë.
Dave Harrison, 35 vjeçar kishte vënë re një puçërr të vogël teksa po bënte dush, vetëm disa muaj pas martesës me gruan e tij 34 vjeçare Gemma.
Disa javë më vonë, ai kishte vërejtur se shenja nuk ishte zhdukur dhe mjekët kishin konstatuar se kishe një lloj kanceri të rrallë në penis.
Kjo sëmundje tepër e rrallë, kërkon që të bëhet amputimi i organit në mënyrë që të parandalohet rreziku.
Pavarësisht operacionit brutal, ai dhe gruaja e tij ende kanë një jetë seksuale, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.