Lajmet e fundit

“Përpos mbështetjes nga partitë opozitare, po kërkon edhe mbështetje amerikane. Do të isha shumë i lumtur nëse Ramushi të ishte president, por në këtë rastin konkret po flasim për partinë e parë që i ka më së shumti numrat në Kuvend dhe nuk e lejon”, tha Shala në Klan Kosova.Nga ana tjetër, analisti Ardian Gaxherri tha se Ramush Haradinaj është njeriu ideal për president të Kosovës.
“Haradinaj është njeriu ideal duke pasur parasysh rezultatet politike të cilat janë në Kosovë. Kjo pasi tri forcat e mëdha politike në Kosovë, asnjëra nuk ia pranon tjetrës një kandidat, kjo është me e sigurt. Ndërsa [Haradinaj] është më i vogël politikisht dhe ndihen më pak të rrezikuar nga ai”, tha Gaxherri në Klan Kosova.Kurse gazetari, Shkumbin Kajtazi, në emisionin “Kosova Today” tha se ish-kreu i Aleancës nuk ka nevojë të kërkojë mbështetjen e amerikanëve.
“Haradinaj nuk besoj që ka nevojë ta marrë përkrahjen amerikane. Ai veçse e ka pëlqimin e amerikanëve”, u shpreh gazetari.