Lajmet e fundit

Tash e një kohë të gjatë është menduar se sarkazma lidhet me një inteligjencë më të lartë se kuota normale.
Universiteti i Harvard-it dhe ai i Columbia, kanë që një kohë të gjatë që kanë studiuar lidhjen në mes sarkazmës dhe inteligjencës.
Në studimet e këtyre universiteteve, njerëzit janë ndarë në tri grupe. Ata që shprehen me sarkazëm, personat që janë të sinqertë dhe ata neutralë. Studiuesit kanë punuar me të tria grupet, duke ju dhënë të kryejnë detyra kreative, e më pas e kanë bërë gjykimin se si janë përfunduar këto detyra.
Grupi i njerëzve sarkastikë ka treguar kreativitet të madh. Kur ishin përballur me probleme, ata ishin të gatshëm që të gjenin zgjidhje kreative. Ishin shumë të prirur që të mendonin në mënyrë abstrakte dhe të merrnin kthesa ndryshe.
Personat kreativë, zakonisht ”shohin jashtë kutisë” dhe i shprehin opinionet e tyre. Kjo është arsyeja se pse sarkazma është e lidhur me inteligjencën. Nëse jeni të gatshëm që t’i shihni gjërat ndryshe, jeni të gatshëm që të gjeni zgjidhje të reja.