Lajmet e fundit

Njerëzit që nuk pinë fare alkool janë më të prirë për t’u përkeqësuar me shëndet.
Kjo në krahasim me ata të cilët pinë me kontroll, thotë një studim i ri, përcjell Klan Kosova.
Hulumtuesit e “U-shaped” kanë studiuar lidhjen në mes të alkoolit dhe abstenimit nga ai në Britani të Madhe, Francë dhe Finlandë. Nga kjo është gjetur se ka një shkallë më të lartë të sëmundjeve te njerëzit që pinë sasi të mëdha të alkoolit, ose fare.
Ky studim ka nxjerr se efekti më i madh është te sëmundjet mendore. Njerëzit që i shmangen alkoolit komplet kanë më shumë gjasë te kenë një mungesë që lidhet me shëndetin mendor.
Përveç kësaj ka dalë se ka një lidhje edhe me çrregullimet në tretje, lëndimet muskulo-skeletore dhe problemet më frymëmarrje.