Lajmet e fundit

Një studim i ri thotë se rrjetet sociale po na bëjnë më të vetmuar, ndonëse na lejojnë të qëndrojmë në kontakt me të dashurit tonë 24/7.
Ky raport sugjeron qe nese i kaloni më shume se dy orë në ditë në rrjete sociale, gjasat që ju të ndjeheni socialisht të izoluar janë dy herë më të mëdha, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Ky studim u bë nga universiteti i Pittsburgh ku hulumtuesit i morën në pyetje 1.787 të rritur të moshës 19-32. Ata u pyetën se sa i shfrytëzojnë 11 rrjetet sociale më të famshme si Facebook, Youtube, Twitter, Google Plus, Snapchat etj.
Ata gjetën se njerëzit që i vizitojnë rrjetet sociale mbi 58 herë në javë janë më të prirur që të ndjehen të vetmuar se sa ata që i shfrytëzojnë më pak se 9 herë.
Sidoqoftë, nuk është e qartë nëse vetmia shkaktohet nga media sociale apo nëse njerëzit e vetmuar janë më të prirur që të kalojnë kohë më të gjatë në rrjete sociale.