Një zyrtare e Qendrës për Punë Sociale për të mitur ka raportuar se ishte kanosur nga një grua.
Ajo në polici ka bërë të ditur se gruaja e cila e ka kanosur ishte në vizitë në këtë qendër, njofton Klankosova.tv.
"Viktima femër kosovare, zyrtare e QPS-së për të mitur, ka raportuar se ishte kanosur nga e dyshuara femër kosovare, e cila ishte në vizitë në këtë qendër. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.