Lajmet e fundit

Një person ka humbur jetën dhe dy janë plagosur rëndë sot nga përplasja e një autobusi turistik me një kamion në ishullin grek të Korfuzit.
Autobusi po udhëtonte nga qyteti i Paleokastricës për në qytetin e Korfuzit dhe për një arsye të panjohur ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka përplasur një kamion të parkuar, raporton Prototema, transmeton klankosova.tv.
Shoferi i autobusit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një grua dhe një fëmijë janë nxjerrë me plagë të rënda.
Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë 22 zjarrfikës me pesë automjete, si dhe efektivë të policisë.