Etiopia Lindore është e banuar kryesisht me myslimanë. Ky vend është larg nga pjesa tjetër e botës, qoftë nga ana sociale apo ekonomike.
Qyteti kryesor, Harar Jugol, është i rrethuar nga muret e fortifikuara, mure këto që janë ndërtuar mes shekullit XIII dhe XVI, transmeton Klan Kosova.
Këto mure janë të larta deri në katër metra dhe kanë pesë porta që përfaqësojnë shtyllat e islamit.
Në Jugol gjenden 82 xhami, rrobaqepësit punojnë në rrugë me makinat e tyre, ndërsa gratë shesin buke dhe mjaltë, ëmbëlsira, çaj, kafe, erëza dhe sandale të plastikës, ndërsa fëmijët edhe aty vazhdojnë ta ketë botën e tyre, transmeton Klan Kosova.
Ky mund të konsiderohet si një udhëtim mahnitës, përmes të cilit kalon në disa epoka, në mes veshjesh shumëngjyrëshe, aromave të çajit, kanellës, kafesë dhe erëzave dhe kulturës islame të kudogjendur.
klankosova.tv