Lajmet e fundit

Një studim i ri ka konfirmuar që doza të vogla të marihuanës medicinale ndihmojnë në uljen e stresit, mirëpo më shumë se sa disa tymosje mund të kenë efektin e kundërt.
Hulumtuesit në Chikago kanë ndarë 43 persona në tre grupe, dhe u kanë dhënë të gjithëve tableta THC, njëra ekuivalente me ca tymosje, njëra sa gjysma e një cigareje me marihuanë, dhe njëra placebo.
THC, apo tetrahydrocannabinol, është përbërësi psikoaktiv në kanabis që i bën përdoruesit të ndihen “high”.
Të gjeturat e këtij testimi, tregojnë që doza të vogla të përdorimit të kanabisit, lehtësojnë ankthin, dhe ndihmojnë me fjalimet në masë të madhe.
Megjithatë, përdorimi i dozave të larta, rritë nivelet e ankthit dhe stresit.
Sipas shkencëtarëve ky është një nga studimet më rigoroze të realizuara në lidhje me kanabisin.