Lajmet e fundit

Kjo fotografi shfaq edhe njëherë format perfekte trupore dhe muskujt e këngëtares që janë për çdo lakmi.
“Unë jam bandillja…dua që ju ta dini…Ramona e bën nxehtë. Gjatë xhirimeve dhe në karakter të filmit ‘Hustler’”, ka shkruar Lopez poshtë fotografisë ku mban edhe një shkrepëse në dorë. https://www.instagram.com/p/BvrAcfkgmhk/?utm_source=ig_embed Një fotografi kaq të zjarrtë nuk kishte si të mos e komentonte i fejuari i J.Lo, Alex Rodriguez, me një sërë emotikonash – eksplodim, zemra, zjarr dhe të ngjashme”. Por, përpos të fejuarit të saj këtë fotografi e komentuan edhe shumë fytyra të njohura publike si Lenny Kravitz, Naomi Campbell, Vanessa Hudgens, koreografi Travis Wall, makeup artisti i këngëtares Scott Barnes dhe të tjerë. Në filmin “Hustlers” që aktualisht po xhirohet në Neë York përpos Jennifer Lopez luajnë edhe Constance Wu, Kiki Palmer, Lili Reinhart, Julia Stiles dhe Cardi B.