Lajmet e fundit

Një skanim pesë minutash mund të përdoret për të parë rrezikun për sëmundje mendore para se të paraqiten simptomat e para, kanë treguar studimet e realizuara së fundmi.
Shkencëtarët kanë përdorë skanerët me ultrazë për të shikuar enët e gjakut në qafë tek më shumë se 3,000 persona, dhe i kanë monituaruar ata për 15 vjet me radhë.
Ata kanë gjetur se personat që kishin pulsin më të intensifikuar kishin më shumë dëmtime kognitive përgjatë dekadës, krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë në këtë studim.
Studiuesit shpresojnë se këto të gjetura mund të ofrojnë një mënyrë të re për identifikimin e çrregullimeve kognitive.