Një shtetas i Serbisë ka raportuar në polici se derisa ishte duke pushuar në autostradë në fshatin Lladrovc të Malishevës, i janë vjedhur gjësendet personale.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se nga kamioni i janë vjedhur çanta e dorës dhe dokumente personale bankare dhe një shumë parash.
Ndërsa shtohet se i dyshuari është larguar me veturë në drejtim të panjohur. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.