Në 149-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, një qytetar nga Peja ka zgjedhur ta shprehë dashurinë për Amerikën në mënyrë të veçantë.
Shaban Gashi ka ndërtuar një shtëpi që imiton Shtëpinë e Bardhë dhe e ka shpallur seli të një shoqate që promovon vlerat amerikane në Kosovë, raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
“Qëllimi im ishte të krijoj një degë të akademisë amerikane këtu në Kosovë. Kam punuar me përkushtim për ta ndërtuar këtë objekt dhe për t’ia kushtuar çështjes kombëtare shqiptare, si një urë lidhëse me SHBA-në”, tha ai, përcjell Klankosova.tv.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:
https://youtu.be/3ecMlNNyntg
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.