Ajo mund të jetë rreth gjashtëmuajshe shtatzënë, por Shay Mitchell vazhdon të duket shumë seksi.
Aktorja 32 vjeçare është aktualisht në pushime në Puerto Vallarta të Meksikës bashkë me disa modele të tjera, njerëz që kanë influencë në Instagram dhe redaktore të revistave të modës si pjesë e promovimit të linjës së saj të modës Shaycation me Revolve.
Dhe duket se barku tashmë i rrumbullakosur nuk e ka ndaluar në asnjë mënyrë modelen që të pozojë.
Mitchell që është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashuri Matte Babel ka postuar disa fotografi ku ajo shihet teksa pozon e veshur me një palë bikine me ngjyrë gjelbër neon nga koleksioni i saj [ 78 dollarë për pjesën e sipërme dhe 68 dollarë për pjesën e poshtme] që i kishte kombinuar me një palë vathë të rrumbullakët ngjyrë ari dhe një palë syze të madhe.
“Po e bëj më të mirën që të jem në hap me modelet e tjera në këtë udhëtim...jam e lodhur”, ka shkruar ajo duke e pranuar se shtatzënia e ka bërë të veten.
https://www.instagram.com/p/B0Mx7wVlHHZ/
Por, të qenit e lodhur nuk e ka penguar aspak yllin e “Pretty Little Liars” të pozojë me barkun e rrumbullakosur përkrah të gjitha modeleve të tjera në bikine të njëjta nga linja e saj e veshjeve.
https://www.instagram.com/p/B0MKHV8lWrl/?utm_source=ig_embed
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.