Romani më i ri i shkrimtarit dhe publicistit të njohur Ben Blushi, “Jam Mysaliman”, prej së martës gjendet në çdo librari të vendit dhe, sigurisht, edhe në Panairin e Librit.
Sot, autori do të jetë i pranishëm në stendën e Onufrit për t’u takuar me lexuesit, për të bashkëbiseduar me ta dhe për të dhënë autografe për këtë vepër të re, që tashmë ka zgjuar kureshtje dhe interes të madh tek publiku.
Por, para këtyre takimeve, Blushi ka ndarë një reflektim mbi marrëdhënien mes autorit e lexuesit dhe ‘një sekret të vogël për shkrimtarët’.
“Kënaqësia më e madhe e një lexuesi është kur blen një libër të mirë dhe duke e lexuar shpirti i tij qetësohet, zemra e tij rritet, mendja e tij merr përgjigjet që do dhe koha kalon pa u ndjerë.
Por lexuesit duhet të dinë një sekret të vogël për shkrimtarët.
Nuk ka moment më të bukur për një shkrimtar sesa kur takon një lexues të mirë, por edhe një të keq, një që nuk i njeh fare që nuk ka lexuar asgjë apo që të urren.
Shkrimtarët mund të jenë të mirë siç mund të jenë të këqinj por lexuesit janë gjjthmonë të mirë.
Lexuesit mund të jetojnë pa shkrimtatët por shkrimtarët nuk jetojnë dot pa lexuesit.”
Autori thotë se ky është sekreti i kësaj marrëdhënie të pandashme që i kthen shkrimtarët në somnambul kronikë.
“Ata ecin në errësirën e kohës duke kërkuar lexues, duke i ndjekur pas si të marrë.”
Në fund, Blushi ka lënë një ftesë të hapur dhe plot premtim për ata që do ta takojnë në panair.
“Ju pres në Panairin e Librit.
Mund t’ju tregoj dhe ca sekrete të tjera për shkrimtarët.”/Klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.