Të reshurat e shiut në qytetin e Gjakovës po shkaktojnë probleme në rrugët e kësaj komune.
Këtë shqetësim e ka shprehur për Klankosova.tv një banor e Gjakovës, e cila thotë se telash i tillë ndodh sa herë që bie shi ose ka reshje bore.
Sipas saj, në momentin që ka të reshura atmosferike, rrugët bëhen të paqarkullueshme nga balta e madhe që krijohet, derisa shton se ka pasur raste edhe të vërshimeve.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.