Lajmet e fundit

Vdekja e papritur e Kim Porter ka bërë bashkë P.Diddy dhe Cassie, transmeton Klan Kosova.
Një muaj pasi E! News konfirmoi lajmin se reperi dhe këngëtarja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej tre vjetësh, ata u ribashkuan të premten pasdite,
Ata u panë në Los Angeles, një ditë pasi Porter, ish e dashura e Diddy e cila ishte edhe nëna e tre fëmijëve të tij, u gjet e vdekur në moshën 47-vjeçare.
“Cassie u mbështet tek Diddy”, tha një burim për E! News.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së Porter. Policia në Los Angeles ka konfirmuar se një hetim shtesë do të zhvillohet.

