Në orët e pasdites të së hënës, në Stacionin Policor në Skenderaj një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në rrugën "Fazli Jakupi" në Skenderaj.
Policia, me qëllim të identifikimit të pronarit të shumës së parave të gjetura, ka lëshuar këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor në Skenderaj, apo të kontaktoj policinë në numrin 192.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.