Mbrëmjen e së hënës, spektakli PRIME i Big Brother VIP Kosova solli emocione dhe tensione të shumta, duke mbajtur publikun të gozhduar para ekranit.
Spektakli nisi me një emocion të papërshkrueshëm, pasi Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve datën e finales së spektaklit të madh Big Brother VIP Kosova 3.
Është 24 janari i këtij viti data e finales së madhe të këtij mega showi, ku në këtë datë do të zbulohet fituesi i madh i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=1-6E3WFkhgo
https://www.youtube.com/watch?v=V3NDUCU4YZQ
Ndërkaq, një nga momentet kulmore ishte nominimi kokë më kokë i dy prej banorëve më të rëndësishëm, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Ky nominim erdhi si pasojë e avantazhit të Leos në cilësinë e kapitenit.
https://www.youtube.com/watch?v=i5OC6t-LVDg
https://www.youtube.com/watch?v=kQh0ThlkkeY
Në qendër të vëmendjes ishin ngjarjet dramatike që pasuan një javë plot dinamikë brenda shtëpisë mes banorëve, transmeton klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=Hut2igG9qso
E debate të ashpra u zhvilluan jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj. Ishte Xuxi ai që debatoi ashpër me Xuxin të cilët nuk u kursyen aspak në ofendime.
https://www.youtube.com/watch?v=iPPVdcJSFWk
https://www.youtube.com/watch?v=NFEw2vAOw20
Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe krisjes së shoqërisë mes Drenushës dhe Xhenetës, të cilat kishin debate të forta përgjatë këtyre ditëve.
https://www.youtube.com/watch?v=JIih86N9j8w
https://www.youtube.com/watch?v=9fTas2ix3e0
Megjithatë, 'tronditja' e vërtetë ishte eliminimi i Gjestit, nga nominimi kokë më kokë mes tij dhe Drilonit.
https://www.youtube.com/watch?v=zZ_pvLvUbc4
https://www.youtube.com/watch?v=qU09FUh-FUY
https://www.youtube.com/watch?v=Rd5rPrMOxUU
E, krejt në fund natyrisht edhe nominimet e banorëve, ku përveç Xhenetës e cila është në nominim të përhershëm, janë edhe: Rovena, Xuxi, Leo dhe Sara. /Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=bE2BbCZvl0g
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.