Inspektorati i Policisë së Kosovës e ka arrestuar një zyrtar policor lidhur me dyshimet se jashtë detyrës zyrtare nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19.
I dyshuari i cili bartë gradën e togerit ngarkohet me veprën penale "Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, njofton Inspektorati i Policisë përcjell Klan Kosova.
Ai është suspenduar nga detyra.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.