Një incident ka ndodhur në rrugën “Oso Kuka” në Ferizaj, ku një veturë e parkuar është goditur nga një plumb që ka ardhur nga një drejtim i panjohur.
Sipas policisë, ngjarja është raportuar nga pronari i automjetit, ndërsa si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe autorin e mundshëm të këtij incidenti.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.