Një pjesë e madhe e ekipit të sigurisë së ish-presidentit Nicolas Maduro u vra në bastisjen amerikane që çoi në kapjen e udhëheqësit të shtunën, tha Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Gjenerali Vladimir Padrino, në një deklaratë televizive të dielën në mëngjes.
Padrino nuk dha një shifër të saktë të viktimave, por mbështeti shpalljen e zëvendëspresidentes Delcy Rodriguez si presidente e përkohshme dhe tha se forcat e armatosura janë aktivizuar në të gjithë vendin për të garantuar sovranitetin, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.