Një pjesë e fshatit Varosh të Ferizajt ka mbetur që 38 orë pa rrymë.
Këtë ankesë dhe shqetësim në redaksinë e Klankosova.tv e parashtroi një banore e kësaj zone.
Sipas saj, KEK kishte njoftuar për ndërprerje të rrymës vetëm për të shtunën, mirëpo e njëjta thotë se njoftimi më pas është larguar.
Ajo tha se banorët kanë kontaktuar me zyrtarët e KEK-ut, mirëpo të njëjtit, siç thotë ajo, ende nuk kanë bërë ndonjë zgjidhje.
Edhe Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me organin kompetent, mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.