Një person rreth të 20-ave ka vdekur pas një festivali muzikor me daulle dhe bas në Kent, ka konfirmuar policia.
Viktima u dërgua në spital në një “gjendje shumë të rëndë”, nga eventi në parkun e argëtimit “Dreamland” të shtunën pasdite.
Ai u dërgua në Spitalin Mbretëresha Elizabeth the Queen Mother, ku edhe vdiq.
Koncerti ishte ndërprerë herët, me “Dreamland” që tha në mediat sociale se ishte “ shumë vapë”.
Më parë, Shërbimi i Ambulancës së Bregut Juglindor tha se një pacient u dërgua në spitalin QEQM në një “gjendje shumë të rëndë”.
Në një deklaratë të dielën pasdite, Policia e Kentit tha se “u njoftua për një raport se një person rreth të 20-ave, i cili u dërgua në spital pas një incidenti mjekësor në Dreamland në Margate, më pas vdiq”, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.