Një aksident mes dy veturave ka ndodhur gjatë ditës së premte në Pejë.
Si pasojë është lënduar një person.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
"Rreth orës 14:30 minuta ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime ka pësuar një person. Lëndimet nuk janë serioze, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor”, tha Gashi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.