Një incident ka ndodhur sot rreth orës 12:35 në fshatin Zahaq të Pejës.
Një burrë dyshohet se i ka dalë përpara trenit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se makinisti (shoferi i trenit) ka arritur ta ndalojë duke shpëtuar pa asnjë pasojë.
"Persona të lënduar nuk ka, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.