Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Istog.
Siç raporton Indeksonline, një person u godit nga një veturë porsa doli nga lokali ku po pinte kafe, transmeton Klankosova.tv
Nga pamjet shihet se si personat e tjerë, klientë të lokalit vrapojnë menjëherë tek viktima për t'i ndihmuar.
Aty shihet se burri në fjalë (viktima), çohet sërish në këmbë.
Klankosova.tv ka pyetur në polici, por deri në këto momente nuk ka ndonjë informacion lidhur me rastin.
Pamjet mund t'i gjeni KËTU.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.