Zyrtarët policorë të stacionit Veriu, në kryeqytet e zhvilluan sot edhe një aksion tjetër për kapjen e personave të dyshuar.
Lidhur me vepren "Grabitje", sot u arrestua A.H.
35-vjeçari u dërgua në mbajtje pas intervistimit nga ana e prokurorit.
Ai dyshohet se kishte kryer grabitje më 5 tetor, në rrugën "27 nëntori" në Prishtinë.
"Hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rasti të procedohet më tej", thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.