Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet burg të akuzuarin B.T. për veprën penale 'keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar'.
Për të njëjtin rast, i akuzuarin tjetër H.H. për veprën penale 'marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender', është liruar nga akuza pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se e dëmtuara është Qeveria e Kosovës dhe për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, ankesa bëhet përmes kësaj gjykate, për Gjykatën e Apelit në Prishtinë.