Të hënën, policia e rajonit të Gjilanit e ka arrestuar një person si të dyshuar për mashtrim.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se personi në fjalë dyshohet se e mori në besim nga një person tjetër, një veturë të cilën dyshohet se e shiti më pas.
Klani mëson se rasti ka ndodhur para disa javësh në fshatin Radivojc të Vitisë.
Vetura është e tipit "Audi A8" ngjyrë e zezë.
Autoritetet e rendit fillimisht e kishin përpiluar një rast si "keqpërdorim i besimit" e më pas gjatë hetimeve ka dalur që bëhet fjalë për mashtrim.
32 vjeçari është ndaluar për 48 orë.
Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.
Brenda afatit ligjor do të ndërmerren edhe veprime të tjera.
Klankosova.tv mëson se i dyshuari është R.R/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.