Lajmet e fundit

Mes viktimave janë një kosovar që vdiq në një aksident në Lezhë, dy mërgimtare, motra, 18 dhe 24 vjeçare, një 29-vjeçar në Prishtinë, një 22 vjeçar që u aksidentua me motoçikletë, një 11-vjeçar pas një vetaksidenti me trotinet në Gjilan, si dhe një i mitur që humbi jetën në Drenas, raporton Klankosova.tv
Po ashtu, humbën jetën edhe një 50-vjeçar nga Drenasi që dyshohet se u godit nga rryma elektrike, një grua e lënduar rëndë në një aksident në Pejë dhe një i mitur i gjetur pa shenja jete në Gjakovë. Këto raste kanë tronditur opinionin publik dhe kanë rikthyer vëmendjen te siguria në trafik dhe kujdesi për jetën. Kadri Behluli humbi jetën në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, ai dyshohet se humbi kontrollin e automjetit si pasojë e përgjumjes dhe u përplas me një kamion. Në aksident u lënduan edhe djali dhe motra e tij. https://klankosova.tv/kosovari-qe-vdiq-ne-lezhe-dyshohet-se-humbi-kontrollin-e-vetures-per-shkak-te-pergjumjes1/ Astrit Vllasa humbi jetën në një aksident komunikacioni në Vranidoll të Prishtinës. Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore emergjente. https://klankosova.tv/e-dhimbshme-ky-eshte-29-vjecari-qe-humbi-jeten-ne-aksidentin-ne-prishtine/ Bedri Krasniqi nga fshati Negroc i Drenasit nuk arriti t’u mbijetojë plagëve pasi dyshohet se u godit nga rryma elektrike. Pavarësisht trajtimit intensiv në QKUK, mjekët konstatuan vdekjen e tij. https://klankosova.tv/dyshohet-se-e-zuri-rryma-qkuk-jep-detaje-per-vdekjen-e-50-vjecarit-nga-negroci-1/ Mejdi Deliu, 11 vjeç, ndërroi jetë në QKUK pas lëndimeve të marra nga një vetaksident me trotinet elektrik që kishte ndodhur më 8 qershor në Gjilan. https://klankosova.tv/e-trishte-sot-varroset-11-vjecari-qe-humbi-jeten-pas-rrezimit-me-trotinet-ne-gjilan/ Një i mitur u gjet i vdekur në fshatin Palabardh të Gjakovës. Policia ka iniciuar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. https://klankosova.tv/tragjike-gjendet-i-vdekur-nje-i-mitur-ne-gjakove/ Hafir Maka humbi jetën tragjikisht në një vetaksident në fshatin Fushticë e Poshtme në rrugën Carralevë–Komoran. Vdekja e tij shkaktoi pikëllim të madh në komunitet. https://klankosova.tv/e-dhimbshme-ky-eshte-i-mituri-qe-u-aksidentua-per-vdekje-ne-drenas1/ Një tjetër jetë e re u shua tragjikisht në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë. Viktimë ishte 22-vjeçari Drilon Meniqi, i cili humbi jetën pas një përplasjeje mes motoçikletës që drejtonte dhe një automjeti. https://klankosova.tv/ky-eshte-i-riu-qe-humbi-jeten-tragjikisht-nga-aksidenti-ne-vushtrri/ A.Bajramaj, e cila ishte lënduar rëndë në një aksident në Jabllanicë të Leshanit në rrugën Pejë–Klinë, ndërroi jetë pas disa ditësh trajtim në spital. Këto raste tragjike kanë rikthyer shqetësimet për sigurinë në trafik dhe nevojën për kujdes të shtuar, teksa familje të shumta po përballen me humbje të mëdha dhe të parakohshme. https://klankosova.tv/vdes-gruaja-e-cila-1u-1aksidentua-dite-me-pare-ne-jabllanice-te-leshanit/Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, pasi dy motra nga Topanica e Kamenicës humbën jetën në një aksident fatal trafiku në Gjermani.
Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe.
Albian Osmanaj, 27 vjeç, u vra me thikë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një konflikti familjar. Për rastin janë ndaluar tre persona, ndërsa i plagosur mbeti edhe babai i viktimës.
Një grua humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i lënduar rëndë pas një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas policisë, aksidenti ndodhi pasi shoferi humbi kontrollin mbi automjetin.
Një 63-vjeçar nga Kosova humbi jetën pasi pësoi probleme shëndetësore gjatë një fluturimi nga Zvicra drejt Kosovës. Ai u dërgua në QKUK pas aterimit, por mjekët konstatuan se kishte arritur pa shenja jete.
Gazmend Alidema humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 2 maj. Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve edhe pas më shumë se një muaji trajtim.
Një 17-vjeçar nga Malisheva, me inicialet E.K., humbi jetën teksa ishte duke punuar në Ulqin. Vdekja e tij ka tronditur familjen dhe miqtë e të ndjerit.