Lajmet e fundit

Në janar nëpër rrjetet sociale u shpërnda një fotografi e një djaloshi të vogël me një fanellë të improvizuar nga qesja e idhullit të tij, Lionel Messi.
Ajo fotografi ishte shpërndarë nga një tifoz i Barcelonës, Robin Hirori. Njerëzit ishin prekur shumë nga kjo fotografi e më pas filloi një kampanjë për ta gjetur djaloshin të cilit dëshironin që t’ia plotësonin dëshirën.
Më pas ishte Federata e Futbollit të Afganistanit që ka rënë në kontakt me disa familjar të vogëlushit e më pas edhe me të.
Për Murtazan është planifikuar një udhëtim për të cilin do të përkujdeset Barcelona, që ai të shikojë një ndeshje të klubit të tij të preferuar dhe ta takojë Messin.
Por para kësaj, atij i është dhuruar një fanellë e Messi me nënshkrimin e tij, transmeton Klan Kosova.