A do të bëhet Nju Jorku qyteti i dytë më i madh perëndimor pas Londrës që zgjedh një mysliman për kryetar bashkie?
Lidhur me këtë, në “Kosova Today” folën Mirlind Behluli, Sadri Kortoçi e Altin Goxhaj, transmeton Klankosova.tv.
Behluli thotë se qasja ka ndryshuar shumë me ardhjen e fuqishme të të djathtës ekstreme në Amerikë.
Derisa Kortoçi thotë se është surprizë një vendim i tillë.
“Mënyra se si sot njerëzimi po rritet në kushte shume artificiale, duket se edhe njerëzve të Nju Jorkut po i pëlqen e majta”, u shpreh ai.
Ndërsa Goxhaj thotë se ka disa kontradikta në këtë rast.
“Kemi të bëjë me një model komunist komplet liberal. Ai në Amerikë konsiderohet komunist ekstrem”, u shpreh Goxhaj.
https://www.youtube.com/watch?v=1DAaY_fEalQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.