Lajmet e fundit

Të dyshuarit për dhunimin e mbesës së mitur në Vrellë të Istogut i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Klankosova.tv bëri të ditur se seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje.
"Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit te Shtetit që të pandehurit t'i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh", tha Nikçi.
https://klankosova.tv/axha-dyshohet-se-dhunoi-mbesen-e-mitur-ne-vrelle-te-istogut-arrestohet/
https://klankosova.tv/policia-jep-detaje-per-rastin-ku-dyshohet-se-e-mitura-u-dhunua-nga-axha/