Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit Tomë Prekaj pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda.
Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit se i pandehuri ka dhunuar një vajzë të mitur 13-vjeçare në një nga motelet në Istog.
“Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/ky-eshte-53-vjecari-qe-dyshohet-se-e-dhunoi-te-mituren-ne-motelin-ne-istog-11/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.