Gjykata Themelore Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për të pandehurin H.V. për veprat penale "Vrasja në tentative, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve" dhe veprën penale "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm".
Në njoftimin e gjykatës thuhet se se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi që nëse i pandehuri H.V lihet në liri, paraqet rrezik që i njëjti të ik dhe të shmanget nga procedura penale.
Personi në fjalë ishte në arrati nga data e 13.06.2024 kur dyshohet që ka kryer veprën penale "Vrasje në tentativë" e deri me datë 18.06.2024 kur është arrestuar nga Policia e Kosovës, ka qenë në arrati.
"Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri H.V me datë 13.06.2024, rreth orës 21:20 minuta, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të ndodhura më parë me persona ende të panjohur dhe me qëllim të hakmarrjes tenton të privojë nga jeta personat të cilët banonin me qera në një banesë në rrugën “Xheladin Hana” dhe me atë rast me dashje e kishte vënë në rrezik jetën e një ose më shumë personave të tjerë, duke shkuar prapa banesës në fjalë dhe nga aty kishte shkrepë rafalë me armë zjarri disa herë në drejtim të kësaj banese, ku gjatë të shtënave plumbat kishin goditur edhe një banesë tjetër dhe pastaj i pandehuri H.V kishte ikë nga vendi i ngjarjes duke qëndruar në arrati, derisa Policia ka arritur të arreston të njëjtin", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.