05.06.2016 · përditësuar para 3684 dite1 min lexim
Në Europë çdo dy minuta zhduket nga një fëmijë. Njëjtë kishte ndodhur edhe me Liam Vanden Branden nga Belgjika në vitin 1996.
Ai ishte vetëm dy vjeç kur u zhduk dhe qysh nga atëherë kanë kaluar plotë 20 vjet pa u ditur se çfarë ndodhi. Ky është rasti më i gjatë i një fëmijë të humbur në Europë.
Për këtë është vendosur që në një milion monedha dy euroshe të shtypet fytyra e Liam Vanden Branden, monedhë kjo që do të quhet “Monedha e Shpresës”, njofton Klan Kosova.
Kjo është bërë e mundur nga iniciativa e organizatës së fëmijëve “Child Focus”.
Në monedhë do të shtypet fytyra që supozohet se do ta kishte Liam kur do t’i mbushte 22 vjet.
Monedha nuk do të shërbejë vetëm për të zbuluar rastin e Vanden Branden, por për të rritur vetëdijesimin për fëmijët e humbur gjithandej Europës.
Arsyeja përse është zgjedhur pikërisht fytyra e të zhdukurit nga Belgjika është se Liam është rasti i vetëm që ka qëndruar për kaq gjatë i pa zbuluar.
https://www.youtube.com/watch?v=OVPyAwqhC_g
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.