Në Klinikën e Pediatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për një javë kanë marrë tretman mjekësor një mijë e 163 fëmijë.
Sipas kësaj klinike, ka mbingarkesë me fëmijë që po kërkojnë trajtim ambulator dhe spitalor.
"Sipas raportit javor të kësaj klinike, për një javë janë trajtuar 1163 fëmijë. Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita në kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse 378 vizita në Ambulancat specialistike. Brenda javës për trajtim spitalor janë pranuar 206 fëmijë", ka shkruar ShSKUK në Facebook, njofton Klankosova.tv
Gjatë muajit korrik, klinika ka trajtuar 3 mijë e 712 raste, përfshirë 2 mijë e 409 vizita në Emergjencën Pediatrike, dhe 1 mijë e 303 vizita në ambulancat specialistike.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.