Lajmet e fundit

Tifozët e Arsenalit mund të jenë koncentruar shumë për ardhjet e reja në klub këtë afat kalimtar, por ata duket se nuk janë duke menduar se nga aty ka futbollist që dëshiron të largohet.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Mathieu Debuchy i cili raportohet ta ketë njoftuar edhe trajnerin skuadrës së dëshiron që të largohet.
Ai mund ta humb vendin në kombëtaren e Francës nëse vazhdon që të mos inkuadrohet dhe kjo ka bërë që ai ta shpreh dëshirën për tu larguar.
Skuadrat të cilat kanë shprehur interesim për Debuchy janë Roma dhe Lyon, transmeton Klan Kosova.