A ju kujtohen muajt e parë kur ju nuk jeni në gjendje të heqni sytë apo duart nga njëri-tjetri? Ditët e pasionet e tilla nuk duhet të qëndrojnë në të kaluarën.
Eksperimentoni gjithmonë
Kur ju jeni të rinj apo fillimi i një marrëdhënieje, merrni një frymë aventureske dhe përpiquni për gjëra të reja edhe kur bëhet fjalë për jetën seksuale. Sa herë që shihni se keni rënë në rutinë vendosni të rindezni zjarrin dhe ndezni pasionin në ju.
Luani gjithë ditën
Seksi perfekt fillon shumë kohë para se të hyni në dhomën e gjumit. Ngacmoni, filloni me paralojë dhe zgjateni sa më shumë. Nëse ju vetëm putheni dhe tregoni se sa e bukur është kjo, mbani një humor të tillë seksi gjatë gjithë ditës. Ndërsa ju jeni në punë, dërgoni mesazhe seksi dhe flirtoni me të, dhe kur ju shikoni kur vjen në shtëpi nga puna, të filloni me puthje të lehta dhe prekje. Sigurisht ky do të jetë një ngacmim i nxehtë duke e bërë që mezi të presë kontaktin me ju.
Shijoni momentet
Ne jemi shpesh kaotik dhe shumë të zënë, dhe kjo ndodh për shkak të angazhimeve në biznes dhe problemet e përditshme i sjellim në shtëpi dhe në dhomën e gjumit. Por në qoftë se ju doni të përjetoni kulmin shpërthyes dhe të plotësoni të dashurën tuaj, ju duhet të mësoni të jeni të përqendruar në këtë pikë vetëm për të dashurën tuaj dhe marrëdhënien tuaj dhe mos leni gjëra të tjera të ndërhyjnë.
Jini versioni më i mirë i vetvetes
Nuk ka asgjë më tërheqëse se sa një njeri i cili është i sigurt dhe e di atë që dëshiron, ndryshe, mungesa e besimit mund të reflektohet në jetën tuaj seksuale. Ndoshta ju nuk jeni të kënaqur me trupin tuaj dhe kjo mund të ndikojë në lidhjen tuaj në shtrat. Gjëja më e mirë që ju mund të bëni për veten tuaj dhe jetën tuaj seksuale është që të zgjidhni të jetë versioni më i mirë i vetes. Ecni në dhomë gjumi me vetë-besim, të vetëdijshëm për atë që ju doni nga jeta juaj.
Jini gjithmonë në muajin e mjaltit
Edhe nëse ju nuk jeni të martuar, ju supozoni se muajin e mjaltit është i rezervuar për momentet më të bukura dhe idilike me bashkëshortin, dhe kjo periudhë mund të jetë e lidhur me fazën fillestare të një marrëdhënie, kur ju vazhdimisht ndjeni fluturat në stomakun tuaj. Për të ruajtur pasionin në një marrëdhënie afat-gjate, gjithmonë mendoni për lidhjen fillestare apo një muaj mjalti, kështu që mos hezitoni të merrni me qira një dhomë për një natë, ose për të bëni diçka të re dhe emocionuese në dhomën e gjumit./10minuta