Lajmet e fundit

Pas një jave plot emocione, ku trishtimi u përzie me gëzimin, tani mund të shkruaj disa fjalë. Më vjen keq që nuk arrita t'ju sjell edhe një kupë dhe t'ju dhuroj pak gëzim", shkroi Scaloni.Selektori u bëri thirrje tifozëve të mos e gjykojnë ekipin vetëm nga rezultati, duke i cilësuar futbollistët e tij si "luftëtarë".
Përpjekja, dëshira, vullneti për të mos u dorëzuar dhe për të dhënë gjithçka edhe në momentet më të vështira. Kjo është kupa e vërtetë", theksoi ai.Në fund, Scaloni falënderoi stafin, lojtarët, Federatën Argjentinase të Futbollit dhe tifozët për mbështetjen, ndërsa mesazhin e mbylli duke thënë se kush ka një mik argjentinas ka një thesar.