Lajmet e fundit

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov ka bërë të ditur se një person është vrarë pasi Ukraina bombardoi një objekt bujqësor.
Gladkov tha në Telegram se nga një valë e re e këtyre bombardimeve janë plagosur shtatë persona, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai ka bërë të ditur se nga këto sulme janë dëmtuar gjithsej 20 shtëpi.