Lajmet e fundit

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve të ashpra që u përhapën në periferi të Athinës në Greqi të hënën.
Trupi, që besohet të jetë i një gruaje, u gjet brenda një dyqani në qytetin e Vrilissia, në veri të Athinës, tha një burim nga shërbimi zjarrfikës për BBC, transmeton Klankosova.tv.
Mijëra njerëz janë evakuuar pasi zjarrfikësit paralajmëruan se shtëpitë, bizneset dhe shkollat ishin nën kërcënim, ndërsa zjarret pritet të vazhdojnë edhe të martën.
Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Kol Vassilios Vathrakogiannis tha se ndërsa nuk kishte më një front të vetëm aktiv zjarri në rajonin verilindor të Atikës, i cili përfshin pjesë të Athinës, kishte ende "shumë zjarre aktive të lokalizuara", kryesisht rreth qyteteve Marathon dhe Penteli.